DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
J. O., 43 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
K. V., 44 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, informojmë se po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 56 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 24 vjeç, të dy banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz” me drejtues 56-vjeçarin është përplasur me motomjetin me drejtues 24-vjeçarin. Për pasojë mori dëmtime shtetasi A. P., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 18-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, Korçë. Deklarimet e këtyre shtetasve janë marrë në prani të avokatit, psikologut dhe prindërve të tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.