DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, në subjektin e tij, në lagjen “Pavarësia 3”, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Dh., 69 vjeç, banues në Sarandë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të zhvendosur automjetin e tij, që ishte bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve të tjera.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin S. O., 64 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në fshatin Fushë-Vërri, Delvinë, është gjetur e pajetë nga familjarët, në banesën e saj, shtetasja T. K., 30 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur në kushte depresioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.