Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan shtetasit:

  • E. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;
  • E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, sasi municioni luftarak dhe një objekt cilindrik i dyshuar me përmbajtje lënde plasëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Dh. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

  • B. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe ne qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një shumë parash;
  • M. G., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.