DVP Dibër/Procedohen penalisht 2 shtetas

DVP Dibër/Mbante armë gjahu pa leje në banesë, Policia nis procedimin penal për një 29-vjeçar.

Në vijim të kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo të atyre që mbajnë armë zjarri, kontrolle të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.L., 29 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr. Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke, që ky shtetas e mbante pa leje.

Specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.U., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Xibër, ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të automjetit të tij dhe është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.