Tiranë – Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në DVP Tiranë, një ngjarje e rëndë kriminale

Tiranë

Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në DVP Tiranë, një ngjarje e rëndë kriminale, e ngacmimit seksual në rrjete sociale, të një të miture 15 vjeçe që mund të sillte pasoja të rënda.

Vihet në pranga një shtetas. Zbulohen 2 ngjarje të vjetra.

Sekuestrohen qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjrte të tjera sociale, të cilat do ti në nështrohen një analize të thellë hetimore.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Duke marrë në kosideratë, që këto raste sjellin pasoja të rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.