DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. P., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka tentuar të djegë një mjet pune të një firme ndërtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen S. S., me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Finiq, pasi kanë bërë kallëzim shtetasit Th. E., Dh. E. dhe L. E., se dyshojnë që kjo shtetase ka shpërdoruar detyrën duke mos ekzekutuar vendimin për prishjen e një objekti.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. Gj., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij, mallra të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. H., 50 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, një 12-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.