Kontrollet 24/7 dhe puna e inteligjencës policore që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, lokalizojnë dhe kapin 2 shtetas të shpallur në kërkim për krime ekonomike.
✅Pas shkëmbimit të informacioneve me Policinë e Kavajës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të akuzuar për mashtrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kapën dhe ndaluan shtetasin R. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pajovë. 39-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi në vitin 2022, i ka vjedhur një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit, 55 000 lekë, sende personale dhe 3 celularë. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.
✅Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Elbasan dhe Librazhd u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. B., 50 vjeç, banues në Librazhd. Më datat 27.01.2024 dhe 31.01.2024 ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa materiale të hekurudhës “Librazhd-Prrenjas”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.