Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
- S. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. F., me pasojë vetëm dëme materiale;
- Sh. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejttuar automjetin, në gjendje të dehur;
- Z. Gj., 29 vjeç, banues në Babrru, pasi në Bulevardin “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. C., 64 vjeçe, banuese në Valias, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.