Akademia e Sigurisë/Zhvillohet ceremonia e certifikimit të kursantëve për “Patrullë e Pergjithshme”

Policia e Shtetit zhvillon ceremoninë e certifikimit të kursantëve që kanë përfunduar me sukses kursin e 18-të për “Patrullë e Pergjithshme”, ceremoninë e fillimit të studimeve të kursantëve të rinj në Kolegjin Profesional të Formimit Policor dhe të fillimit të kursit për “Specialist për Hetimin e Krimeve”, për studentët që kanë mbaruar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë.