Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Okazion”.
Shiste në rrugë, me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta, arrestohet 30-vjeçari.
Sekuestrohen 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Si rezultat i patrullimeve në terren dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve tregtare, në kundërshtim me ligjet, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, në DPPSh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Okazion”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë në rrugën “Reshit Çollaku”, Tiranë, dhe u vu në pranga shtetasi Xh. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta. Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura.
Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjëgjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste shtetasi Xh. L..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lushnjë/Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditen 2 raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vinin baste sportive, me celularë, në 2 lokale në lagjen “Loni Dhamo”, arrestohet një 22-vjeçar dhe procedohen penalisht 4 shtetas.
Sekuestrohen celularët.
Si rezultat i kontrolleve në lokale ku dyshohet se organizohen dhe luhen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko- Financiare të DVP Fier goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për këto raste u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 22 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. C., 46 vjeç, A. Xh., 44 vjeç dhe Xh. M., 28 vjeç, dhe për një 16-vjeçar.
Këta shtetas u kapën në flagrancë, në 2 lokale në lagjen “Loni Dhamo” (njëri prej tyre në pronësi të 46-vjeçarit), teksa vinin baste sportive, me celularët e tyre që u sekuestruan si provë materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
DVP Shkodër
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje të vendit, ndaluan shtetasin A. I., 29 vjeç, banues në fshatin Oblikë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Kanosja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 60 vjeç, banues në Shirokë, pasi ka kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kallëzuar shtetasja D. H., 59 vjeçe, banuese në Pukë, ka se një shtetas i panjohur e ka kanosur nëpërmjet celularit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Skënderbeu”, shtetasi M. O., 23 vjeç, banues në Angli, duke drejtuar automjeti tip “BMË”, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përplasur një automjet taksi të ndaluar në rrugë. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjetin taksi, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Vlorë/Strukturat e DVP Vlorë, kontrolle në të gjithë qarkun, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.
Kapet dhe vihet në pranga nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 1 shtetas që ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, si rezultat i të cilit, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, u sekuestruan 262 kg kanabis.
Kapet dhe një 40-vjeçar, i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalinin ilegalisht kufirin. Ky shtetas u kap si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë, pas shkëmbimit të informacionit me DVP Tiranë.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shapllur në kërkim për vepra të ndryshme penale, strukturat e DVP Vlorë kanë organizuar kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, si rezultat i të cilave janë lokalizuar dhe kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht:
-si rezultat i kontrolleve nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe K. K. (të ndaluar me herët nga Policia), kishte përshtatur një ambient, si serë, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë. Gjatë këtij operacioni, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, Policia sekuestroi 262 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis;
-si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë Rrugore, pas shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, është kapur shtetasi K. Gj., 40 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve i DVP Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 95 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 73 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste– 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër, i kërkuar për veprimtari kriminale në këtë fushë, është kapur dhe ndaluar.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për 2 rastet e tjera, 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste- 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 10 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës/tentativave për vjedhje të pronës, janë evidentuar 8 raste, 2 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. Për 6 rastet e tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, njëri prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. Rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-7 raste të dhunimit të banesave, me autor/ë ende të paidentifikuar;
-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, njëri prej të cilave me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i kërkuar për këtë veprimtari të kundërligjshme, është kapur dhe ndaluar;
-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i kërkuar për këtë veprimtari të kundërligjshme, është kapur dhe ndaluar;
-2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprimtarive kriminale të falsifikimit dhe ngacmimit seksual, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me autor/ë ende të paidentifikuar;
-1 rast i veprës penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për të cilin vijojnë hetimet;
-nga 1 rast i veprave penale “Fyerja” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas është ndaluar pasi ishte në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa për një të mitur, pas kapjes, ka filluar procedimi në gjendje të lirë, pasi ishte në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.