DVP Dibër/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Dibër/Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin I.GJ., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, pa u pajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen R.L., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi duke qenë administratore e një zyre ndërmjetësimi, me seli në Durrës, dyshohet se kundrejt marrjes të një shume parash, ka mashtruar dy shtetas nga Mati, me premtimin se do t’ju siguronte kontrata pune në shtetin gjerman.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15 vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën të fshehur në trup një dorezë metalike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.