Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Janë vendosur gjithsej 9170 masa administrative, disa prej tyre:
• 197 masa për xhama të zinj;
• 499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;
• 451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
• 381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 77 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
• 320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
• 6069 masa për qëndrim të gabuar.
Janë bllokuar 16 automjete, për targa të huaja për verifikim, detyrime të palekuiduara dhe për mungesë dokumentacioni.