Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez G. Q., 43 vjeç, banues në Austri, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, një automjet tip “Benz” që rezulton i vjedhur në Austri.
Specialisët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., banues në Selenicë, pasi automjeti që drejtohej në gjendje të dehur nga ky shtetas, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Ditën e djeshme, shtetasi L. K., 63 vjeç, banues ne Vlorë, ka kallëzuar se ka konstatuar të dëmtuar derën e jashtme të biznesit të tij (servis), në lagjen “Pavarësia”. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.
Ditën e djeshme, në fshatin Llakatund, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, një shtetas 5 vjeç, me mjetin bujqësor (frezë) me të cilin punonte babai i tij. I mituri është transportuar në spitalin e Traumës, ku është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejeshme.
Rreth orës 10:40, në autostradën “Vlorë-Fier”, në vendin e quajtur “Kripa”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. D., 74 vjeç. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar një këmbësor në këtë zonë, shtetasi N. K., rreth 75 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.