DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

J. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, bashkëshorten e tij, që është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, me të cilën është në proces divorci;

K. Dh., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit, shtetasin E. T.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se i ka zaptuar një sipërfaqe toke, shtetases N. G., në fshatin Buçimas, Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.