Raporti i ngjarjeve, 20,21,22 janar, 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

DVP Shkodër

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 45 vjeç, banues në fshatin Oblikë, pasi u kap duke transportuar me automjet, tri bagëti që dyshohet se i kishte kontrabanduar në vendin tonë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H., 39 vjeç, dhe R. H., 52 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 17-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Hot, Malësi e Madhe

Pasditen e djeshme, gjatë patrullimeve në zonë, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Bajzë kanë parë në vendin e quajtur “Peperan”, 1 shtetas (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) që kërkonte ndihmë, pasi ishte dëmtuar në këmbë, nga rrëzimi në pyll.

Shërbimet e Policisë kanë ndihmuar menjëherë këtë shtetas, për transportimin deri në një zonë të përshtatshme për autoambulancën, e cila e ka transportuar atë, në spital, për ndihmë mjekësore.

Ky shtetas është jashtë rrezikut për jeten! Po kryhen verifikime për ta identifikuar atë dhe për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin B. F., banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa produkte, në një qendër tregtare,  në autostradën Tiranë-Durrës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: 

-S. U., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasit B. S. dhe E. S., të cilët aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve; 

-A. D., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;   

-G. R., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasen E. L., 21 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 169 shtetas, konkretisht: 44 shtetas janë vënë në pranga, 106 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 19 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 24 raste- 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 20 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër është arrestuar për një tentativë për vrasje.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 7 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 11 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për veprimtari kriminale në këtë fushë.

Janë evidentuar 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-5 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga;

-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:

-në fushën e prostitucionit, me 1 shtetase të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, me autor/ë ende të paidentifikuar;

-“Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-“Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Prishja e qetësisë publike”, “Fyerja”, “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, “Kallëzimi i rremë”, “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas të shpallur në kërkim përkatësisht për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, janë kapur.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 17 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 39 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 19 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.