Mat
Plagosi me mjet prerës (thikë) një 17-vjeçar, shërbimet e Policisë kapin dhe shoqërojnë në Komisariat autorin e dyshuar.
Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.