Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 11”

Vlorë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, angazhim maksimal në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 11”.

I morën me dhunë një shumë parash, një 70-vjeçari, si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi, në lagjen “Pavarësia”, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre. Si rezultat i veprimeve profesionale u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i tre autorëve të dyshuar, shtetasve:

P. K., 16 vjeç, K. K., 16 vjeç dhe A. A., 15 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.01.2024, në lagjen “Pavarësia 2”, i kanë marrë me dhunë një shumë parash, një 70-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.