DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve J. A., 29 vjeç, E. A., 27 vjeç dhe G. B., 24 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Cërrik, se këta shtetas e kanë kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. B. u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 51 vjeç, pas dyshohet se në fshatin Xarë, Konispol, ka ushtruar veprimtarinë e ndaluar të peshkimit, me lëndë eksplozive.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 37 vjeç dhe A. V., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Vërvë, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.