Tiranë/Informacion paraprak

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi S. Xh., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar të gjithë mekanizmin e ngjarjes.