Punonjësit e DVP Gjirokastër i dorëzojnë dhurata fëmijëve të fondacionit “Vatër e Ngrohtë”

Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ishin në ambientet e fondacionit “Vatër e Ngrohtë”, Gjirokastër, për t’iu dorëzuar fëmijëve që ndodhen në këtë qendër, dhurata simbolike të cilat punonjësit e Policisë i kishin përgatitur me iniciativën dhe kontributin e tyre.

Stafi i kësaj qendre ka falënderuar punonjësit e Policisë, për suprizën që iu bënë fëmijëve dhe për gadishmërinë e tyre, në çdo rast.

#përfëmijët

#përtëardhmen

jirokastwer