Punonjësit e Komisariatit të Sarandës përgatitin dhurata për fëmijët e shtëpisë “Vangjel Pulla”

📌Punonjësit e Komisariatit të Policisë Sarandë 👮🏻‍♀️👮🏻 në kujdesin e veçantë të shefit të këtij komisariati, Kryekomisar Gerald Toska, dorëzuan disa dhurata 🎁të përgatitura me iniciativën dhe kontributin e tyre, për fëmijët🧒👧 e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, në qytetin e Sarandës.

Stafi i kësaj qendre ka falënderuar 🙏🏻punonjësit e Policisë, për suprizën që iu bënë fëmijëve dhe për gadishmërinë e tyre, në çdo rast.

#përfëmijët

#përtëardhmen

#gëzuarfestat