Durrës – Vodhi bateritë e 2 automjeteve pasi kreu dënimin me burgim për të njëjtën vepër penale, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari

Durrës

Vodhi bateritë e 2 automjeteve pasi kreu dënimin me burgim për të njëjtën vepër penale, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin:

E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari:

-më datë 04.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 5;
-më datë 23.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 16/1.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️