Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L.F., 30 vjeç; E.K , 19 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R.K., 30 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Dibër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.