Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Fier
✅2 shtetas në pranga, për posedim cannabisi dhe për raste dhune, në vijim të veprimeve operacionale në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Puna e inteligjencës policore, bashkëpunimi me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, vijojnë 24/7, për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre. Si rezultat i tyre:
-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza, me qëllim shitjen. Gjithashtu, sepse ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi ka dalë nga banesa, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe për motive të dobëta, në një lokal, ka goditur me grushte, 2 shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.12.2023, për gjetjen e disa granatave dhe të një sasie municioni luftarak, në një banesë në fshatin Çekrezë, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit Sh. Ç., 51 vjeç, pasi në banesën në pronësi të tij, e cila është e pabanuar prej disa vitesh, janë gjetur 94 granata dore, 880 fishekë, 20 ndezës granatash dhe 11 karikatorë automatiku. Nga specialistët e Batalionit të Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes janë asgjësuar lëndët plasëse, ndërsa pjesa tjetër e municionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Librazhd/Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, shtetasi M. A. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe kamioçina ka dalë nga rruga. Për pasojë, shtetasi M. A., 57 vjeç, banues në fshatin Kuternan, ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Hot dhe për shtetasin malazez P. G., 31 vjeç, pasi u kapën në flagrancë, në fshatin Bardhaj, me 33 krerë bagëti te imëta që dyshohet se i kishin kontrabanduar nga Mali i Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen nga Kazakistani, L. D., 27 vjeçe, pasi mëngjesin e djeshëm, automjeti që drejtonte kjo shtetase, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, është përplasur me 2 automjete të tjera të parkuara. Nga përplasja, ka vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në një sipërfaqe toke në fshatin Razëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 49 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste– 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, njëri prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomike- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas janë arrestuar në flagrancë për mashtrim kompjuterik dhe 1 tjetër, i shpallur në kërkim për këtë vepër penale, është kapur dhe ndaluar.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 3 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 4 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, është kapur dhe vënë në pranga.
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.