Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Roskovec, Fier-Nga kontrollet e përditshme në subjektet ekonomike në qark, Policia konstaton se në një dyqan në Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.Procedohet penalisht pronari i dyqanit. Sekuestrohen kuti me fishekzjarrë.Në kuadër të punës së vazhdueshme të Policisë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shitjes së mallrave/produkteve që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier po kryejnë përditë kontrolle në subjekte ekonomike të ndryshme.Si rezultat, specialistët konstatuan se në një dyqan në lagjen nr. 2, Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.Për këto paligjshmëri u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e dyqanit, shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë gjetën në dyqan, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekzjarrë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjylatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 81 shtetas, konkretisht: 21 shtetas janë vënë në pranga, 52 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste– 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë, janë kapur dhe vënë në pranga.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër është vënë në pranga për një tentativë vrasjeje.
Janë evidentuar 13 raste të krimeve ekonomike- 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me autor/ë ende të paidentifikuar.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, 2 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste- 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-6 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 shtetas janë vënë në pranga për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
3 shtetas të shpallur në kërkim përkatësisht për falsifikim dokumentesh, kryerje veprimesh në kundërshtim me vendimin e gjykatës osë për goditje për shkak të detyrës, janë kapur dhe vënë në pranga
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugor, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.