DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Vlorë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 50 vjeç, banues në Finiq, pasi në mesnatë, në aksin rrugor “Krane-Dërmish”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 34 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. M. dhe pasagjeri në motomjetin e tij, shtetasi K. L., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 49 vjeç, banues në fshatin Tragjas, pasi dyshohet se i ka vjedhur një armë gjahu shtetasit D. B. Gjatë kontrollit në stanin e shtetasit A. Xh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në fshatin Tragjas, pasi dyshohet se ka patur dijeni për vjedhjen e armës së gjahut, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.