DVP Korçë/Procedohen penalisht 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 5, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, zbukurimet e vendosura nga bashkia Korçë, për festat e fundvitit.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. H., 52 vjeç, banues në Ersekë, pasi në qytetin e Ersekës, është konstatuar duke transportuar me një automjet tip “Benz”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.12.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 14-vjeçareje, banuese në Korçë, ju informojmë se kjo shtetase u gjet dhe u kthye tek familjarët e saj.