Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.
Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas që shkatërruan gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se tre shtetas kishin tentuar të vidhnin një pajisje për furnizimin me energji elektrike, në një lokal, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:
- A. I., 27 vjeç, G. Z., 45 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.