Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”

Durrës/Reagim i menjëhershëm ndaj kallëzimeve të qytetarëve, për të garantuar liritë dhe të drejtat e tyre, si dhe sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”.

Kanoste vazhdimisht nëpërmjet celularit, një 42-vjeçar, për t’i dhënë para, arrestohet në flagrancë teksa i merrte 5000 dollarë, në një lokal, 25-vjeçari.

Sekuestrohet kjo shumë parash.

Sapo kanë marrë kallëzim se një shtetas shantazhohej për të dhënë para, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është finalizuar operacioni “Flagranca” gjatë të cilit është vënë në pranga shtetasi B. D., 25 vjeç, banues në Durrës.

25-vjeçari u kap në flagrancë në një lokal në lagjen nr. 13, ndërkohë që i merrte 5000 dollarë, një shtetasi 42 vjeç, të cilin e kishte kanosur disa herë, nëpërmjet celularit, për këtë qëllim.

Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝