Gjirokastër – Vodhën në banesat e 2 qytetarëve, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët

Gjirokastër/Bashkëpunim më i ngushtë me qytetarët, gjatë muajit dhjetor, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Vodhën në banesat e 2 qytetarëve, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve, për 2 raste vjedhjesh, në muajt tetor dhe dhjetor, 2023, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë bërë të mundur, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasve Xh. L., 24 vjeç dhe të një 17-vjeçari.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në 2 banesa në qytetin e Gjirokastrës, një shumë parash dhe disa vegla pune.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️