Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Durrës/Strukturat e Policisë vendore, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor.Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinkroni”, i zhvilluar nga Seksioni për Kontrollin e Kontenierëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe me Prokurorinë e Durrësit. Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në pkk dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas.Vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinkroni”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit:E. Gj., 35 vjeç, A. K., 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe shtetasi A. V., 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.Në vijim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 56 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. H..Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Fier/Kontrolle dhe hetime të pandërprera, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, në pranga 2 shtetas të tjerë që bashkëpunonin për të ndarë në doza, lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen.Sekuestrohen 430 doza cannabisi, një peshore elektronike dhe 2 celularë.Si rezultat i aksioneve të vazhdueshme të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa.Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. R., 59 vjeç, banues në Roskovec dhe E. K., 35 vjeç, banues në Patos.Nga kontrollet fizike, këtyre shtetasve iu gjetën në total, 430 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat ishin përgatitur me qëllim shitjen në bashkëpunim, në qytetin e Roskovecit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, në zbatim të planeve operacionale “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”.Si rezultat i kontrolleve të ushtruara bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast në fushën e narkotikëve.Qarkullonin në qytet, me armë zjarri pistoletë dhe me lëndë narkotike, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 23-vjeçar.23-vjeçari, i dyshuar si posedues i lëndës narkotike që u gjet në automjet, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, lënda narkotike kanabis, automjeti dhe 2 celularë.Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në zbatim të planeve operacionale “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga strukturat e DVP Shkodër është goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe një rast në fushën e narkotikëve.Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, në rrugën “Ethem Osmani”, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin shtetasit R. V. dhe N. K.Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte shtetasi R. V. dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis që dyshohet se e posedonte shtetasi N. K.Arma e zjarrit pistoletë dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin në pronësi të shtetasit N. K. dhe 2 celularë.Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit R. V., 18 vjeç, banues në Vaun e Dejës dhe N. K., 23 vjeç, banues në Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 58 janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve, janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste- 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 6 raste- 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar dhe 3 raste të falsifikimit të dokumenteve- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këto veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këto veprimtari kriminale.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 tjetër i kërkuar për këtë vepër penale, është kapur dhe ndaluar. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.