Policia Rrugore, plan masash për evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti

📹 Tejkalimi i shpejtësisë maksimale të lejuar, nga 90 km/orë, në 146, 212 apo 239 km/orë🚀, është papërgjegjshmëri dhe karshillëk ndaj ligjit.

🚔🚨 Sjellje të tilla, vrasëse të jetës në rrugë, duhet të jenë këmbanë alarmi, për këdo 👮🏻‍♀️👮🏻‍♂️ që punon në strukturat e Policisë Rrugore.

🚨🚨Vetëm gjatë periudhës janar- dhjetor 2023, kanë ndodhur 171 aksidente rrugore, me 54 persona të vrarë, si pasojë e tejkalimit te shpejtësisë maksimale të lejuar.

👮🏻‍♀️✍️ Pezullimi i 3910 lejeve të drejtimit, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ose 50% e numrit total të lejeve të pezulluara gjatë këtij viti, nuk ka dhënë efektet e duhura për sigurinë rrugore.

Ndaj, për të parandaluar këto sjellje agresive në rrugë, e gjithë flota e shpejtësimatësve dhe mjeteve inteligjente të Policisë 📹🚔 do jetë ditë dhe natë në punë, derisa kjo të marrë fund.