Policia e Shtetit dhe Policia italiane, konferencë për luftën e përbashkët kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike

Policia e Shtetit dhe Policia italiane, konferencë për luftën e përbashkët kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.   

Gjatë vitit 2023, si rezultat i angazhimit maksimal të punonjësve të Policisë dhe kontrollit permanent të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithsej 293 047 bimë narkotike cannabis sativa.