HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË DISA FUNKSIONE NDIHMËSE NË POLICINË E SHTETIT  

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organikedhepërzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mos diskriminimit, njofton:

Hapjen e fazës së aplikimeve për pranimin në disa funksione ndihmëse në Policinë e Shtetit.

Aplikimet janë të hapura për 29 pozicione në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kanë të drejtë të aplikojnë për konkurrim shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme si dhe kriteret e veçanta si me poshtë vijon:

4.1 Kriteret e përgjithshme janë:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  3. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4.  të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  5. të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  6. të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  7. të gëzojë besueshmëri për të punuar në strukturat e Policisë së Shtetit (neni 140 i Rregullores së Policisë)
  8. Të plotësojë kriteret për pajisjen me certifikate të Sigurimit të Personelit për pozicionet qe kërkohet pajisja me CSP;
  • Kriteret e veçanta:
PozicioniVende të liraKritere të veçanta
1.1 Drejtoria e Sistemeve
1.1.1. Sektori i Sistemeve dhe BCC
  Shef Sektori (Kategoria III-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni. Përvoja: 2 vite përvojë punë në profesion.
1.1.2. Sektori i Sigurisë së Informacionit
  Shef Sektori (Kategoria III-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion.
  Specialist (Kategoria IV-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/teknologji informacioni.
1.1.3. Sektori i Hartimit te Projekteve
  Shef Sektori (Kategoria III-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat Inxhinieri Elektronike / Inxhinieri informatike/ Informatikë / Inxhinieri telekomunikacioni / Teknologji Informacioni / Informatike ekonomike/ Informatikë biznesi / Inxhinieri matematike informatike/Shkenca kompjuterike. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion.
  Specialist (Kategoria IV-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat Inxhinieri Elektronike/Inxhinieri informatike/ Informatikë/ Inxhinieri telekomunikacioni / Teknologji Informacioni/ Informatike ekonomike/ Informatikë biznesi/Inxhinieri matematike informatike/Shkenca kompjuterike.
1.1.4. Sektori i Helpdesk
  Specialist (Kategoria IV-2)2 (dy)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni.
1.1.5. Qendra operative e sigurise (SOC)
  Specialist (Kategoria IV-2)8 (tetë)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. Diplomë
1.2 Drejtoria e Programimit dhe Bazave te te Dhenave
  Drejtor (Kategoria II-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor”, në shkencat Inxhinieri Elektronike/ Inxhinieri informatike/ Informatikë/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Teknologji Informacioni/ Informatikë ekonomike/ Informatikë biznesi/Shkenca kompjuterike. Përvoja: 5 vite përvojë pune në profesion.
1.2.1. Sektori i Programimit dhe Zhvillimit
  Shef Sektori (Kategoria III-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional”, në shkencat Informatikë / Elektronikë. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion.
  Specialist (Kategoria IV-2)2 (dy)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat Teknologji Informacioni/Informatikë.
1.2.2. Sektori i Bazave të të Dhënave
  Shef Sektori (Kategoria III-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion.
Specialist (Kategoria IV-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni.
1.2.3. Sektori Administrimit te Aplikacioneve dhe DevOPS
  Shef Sektori (Kategoria III-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion.
  Specialist (Kategoria IV-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni.
  1.3. Drejtoria e Infrastrukturës
1.3.1. Sektori i administrimit te rrjetave dhe komunikimeve
  Shef Sektori (Kategoria III-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion.
1.3.2. Sektori i teknologjive monitoruese dhe telefonike
  Shef Sektori (Kategoria III-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat inxhinieri elektronike. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion.
Specialist (Kategoria IV-2)2 (dy)Arsimi: Diplomë “Master Profesional” në inxhinieri elektronike.
1.3.3. Sektori i Infrastruktures
  Shef Sektori (Kategoria III-2)1 (një)Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat inxhinieri elektronike. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion.
Teknik i mesëm TI1 (një)Arsimi: Diplomë të Shkollës së Mesme të Përgjithshme ose Profesionale Teknike.
  1. Aplikantët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore brenda datës 11.01.2024, dokumentacionin e mëposhtëm:
  2. Formularin e Aplikimit si dhe formularin e vetëdeklarimit të plotësuar në të gjitha rubrikat (bashkëlidhje e këtij urdhri);
  3. Diplomën dhe listën e notave të noterizuara të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara). Aplikantët që kanë përfunduar Arsimin e Lartë jashtë vendit të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit.
  4. Fotokopje të kartës së identitetit;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata qe nuk është në gjykim për vepër penale;
  8. Vërtetim nga prokuroria qe nuk është në ndjekje penale;
  9. Vërtetim qe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  10. 2 Fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta përcaktuara në piken 4 të këtij urdhri.(vërtetim për përvojë në punë në profesion, certifikatë për zotërimin e gjuhës angleze, arsimin shtesë, trajnime, referenca të punëdhënësve të mëparshme, etj).
  • Aplikantët do të njoftohen nga sekretaria teknike, nëpërmjet emailit të vendosur në formularin e aplikimit nëse janë kualifikuar apo jo për të vazhduar procesin e konkurrimit. Aplikantët të cilët nuk plotësojnë kriteret ligjore, në njoftimin e dërguar me email do t’i bëhen të ditura arsyet e skualifikimit.
  • Aplikantët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në adresën e emailit xhesika.hoxha@asp.gov.al brenda 2 ditëve pune nga data njoftimit me email.
  • Aplikantët që plotësojnë kriteret do ti nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:
  1. Vlerësimit administrativ, i cili përbën 40% të pikëve të vlerësimit të përgjithshëm të  

aplikantit;

b) Intervistimit, i cili përbën 60% të pikëve të vlerësimit të përgjithshëm të aplikantit;

  • Në vlerësimin administrativ aplikantët vlerësohen:
  1. 1 – 10 pikë për përvojën në punë në profesion; (1 pikë për çdo vit vjetërsi pune mbi kriterin minimal).
  2. 1 – 10  pikë për çdo notë mesatare të arsimit Bachelor dhe Master. (Psh: Nota mesatare Bachelor 8.4, Nota Mesatare Master 8: Mesatarja e të dy cikleve = 8.4 + 8 = 16.4/2 = 8.2. Nota mesatare 8.2 x 1 pikë për çdo notë = 8.2 pikë). 
  3. 1 – 10 pikë për gjuhen angleze të nivelit B2, të vërtetuar me certifikate të lëshuar nga institucione të licesuara.
  4. 1 – 10 pikë, për shkollime shtese dhe trajnime te provuara me certifikata të lëshuara nga institucione të licensuara.
  • Intervistimi bëhet për vlerësimin e aftësive profesionale dhe shprehive komunikuese të aplikantëve, në lidhje me:
  • Aftësi për të ofruar drejtim teknik, për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e vartësve dhe përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.
  • Intervista përmban 5 pyetje të cilat vlerësohen secila me 1 – 12 pikë. Aplikantët të cilët në mënyrë të dukshme kanë vështirësi në shprehi dhe komunikim, skualifikohen nga komisioni me vendim të arsyetuar.
  • Përveç pyetjeve në fushën e legjislacionit të Policisë së Shtetit, mbrojtjen e të dhënave personale, informacionin e klasifikuar, në interviste aplikantët do të vlerësohen edhe për njohuri të përgjithshme në fushat ku ata kane aplikuar.
  • Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të intervistimit dhe vlerësimit administrativ, merr vendim dhe miraton listat e rezultateve të aplikantëve në rend zbritës për secilin pozicion pune për të cilin është bërë konkurrimi.
  1. Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Apelimit, brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e njoftimit për fazën e aplikimit dhe vlerësimit.
  1. Aplikantët skualifikohen apo ndërpresin marrëdhëniet e punës me Policinë e Shtetit në rastet e mëposhtme:
  1. Nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në piken 4 të këtij urdhri;
  2. Nuk arrijnë të vlerësohen me të paktën 70% të pikëve në vlerësimin e përgjithshëm;
  3. Nuk plotësojnë kriterin e besueshmërisë;
  4. Nuk plotësojnë kriterin për pajisjen me Certifikate të Sigurimit të Personelit;
  5. Deklarojnë të dhëna të rreme në formularin e vetë deklarimit.