DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. S., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop) në krah, shtetasin N. H., për motive të dobëta.
Më datë 12.12.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja D. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Dunicë, Pogradec, e cila kallëzoi se është larguar nga banesa vëllai i saj shtetasi D. H., 47 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Pogradec, i cili sipas deklarimit të 50-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.