Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin E. O., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me mjetë prerës (sopatë) shtetasen A. Sh., për motive pronësie.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.