Gjirokastër/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”.
Ishte shpallur në kërkim pasi i mori 2000 euro, një 63-vjeçareje, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
F. K., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas, më datë 13.09.2023, ka përfituar 2000 euro nga një shtetase 63 vjeçe, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale.
Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë rast mashtrimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.