Fier – Operacioni “Tempulli”, vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi

Fier/Goditje të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Mbante me vete dhe në banesë, doza cannabisi, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, vihet në pranga 35-vjeçari.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier konstatuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në lagje të ndryshme të qytetit.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi M. D., 35 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 43 vjeç dhe A. Y., 48 vjeç, të tre banues në Fier.

Nga kontrollet, në lagjen “Mbrostar Ura”, shërbimet e Policisë i gjetën me vete dhe në banesë, 35-vjeçarit, sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, ndërsa 2 shtetasve të proceduar iu gjetën me vete, doza të së njëjtës lëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️