Kukës/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”

Kukës/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 27 vjeç, banues në fshatin Malçenë, Kukës.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë në “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅