DVP Elbasan/Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Elbasan/Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

•Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për 2 aksidentet rrugore, të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në akset “Cërrik-Belsh” dhe “Belsh-Grekan”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

-B. C., 49 vjeç, banues në Belsh, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. T., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën;

-një 16-vjeçar, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin dhe motomjetin e përfshirë në të dyja aksidentet.

•Më tej, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. S., 18 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-F. S., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 23 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. O., 21 vjeç, banues në fshatin Bërzeshtë dhe për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe sende të forta. Për shkak të dëmtimeve, 21-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Vidhas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-B. B. alias N. V., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje;

-V. N., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Katund i Ri, është kapur duke kryer punime në një magazinë në pronësi të tij, e cila është objekt i një procesi gjyqësor dhe për këtë shkak Gjykata i ka ndaluar punimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
—-
Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas, se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja Xh. D., 25 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj.