DVP Dibër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë gjatë ditës së djeshme, ku në qytetin e Burrelit, shtetasi H.H., 46 vjeç, teksa drejtonte automjetin e një shoqërie private, humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti aksidentoi një shtetas të mitur, shërbimet e Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë arrestimin 46-vjeçarit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
I mituri vijon të trajtohet me asistencë mjekësore në spital.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi me datë 02.12.2023, rreth orës 06.30, shtetasi B.D., duke rregulluar linjën eleketrike në kabinën e fshatit Fullqet, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Shtetasi B.D., po trajtohet me asistencë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.