DVP Dibër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”

DVP Dibër/ Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Identifikohen 2 vëllezër që shitnin doza cannabisi, në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit. Vihet në pranga njëri prej tyre, i cili tentoi t’i largohej Policisë, por u kap pas disa minutash ndjekjeje.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit tjetër.

Sekuestrohen qindra doza cannabisi, sasi farash cannabisi, 1 krehër kallashnikovi me 25 fishekë në të, 2 shkopinj metalik, 1 përforcues grushti, 1 mjet prerës thikë, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 1 rrip multifunksional dhe 1 jelek si të Policisë, si dhe 1 celular dhe 1 automjet që përdorej për shpërndarjen e dozave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në inteligjencën policore se 2 vëllezër posedonin dhe shitnin lëndë narkotike, pranë shkollave të qytetit të Burrelit dhe në zonat përreth, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, me qëllim kapjen dhe nxjerren e këtyre shtetasve, përpara përgjegjësisë penale.

Në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin J. S., teksa po drejtonte një automjet tip “Benz”, dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi J. S., sapo ka parë automjetin e Policisë, ka hedhur nga xhami i automjetit, një sasi cannabisi, të ndarë në doza gati për shitje, dhe një përforcues grushti. Shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen deri sa kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit J. S., 23 vjeç, banues në Burrel.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një tjetër sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje (gjithsesj 174 doza), 47 fara cannabisi, 1 radio marrëse-dhënëse, 1 rrip multifunksional, 1 jelek si të Policisë, si dhe 2 shkopinj metalik, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 krëhër kallashnikovi me 25 fishekë. Sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me dozat dhe me përforcuesin e grushtit, që u gjetën në momentin e ndalimit, celularin e të arrestuarit dhe me automjetin tip “Benz”, që përdorej për shpërndarjen e dozave të cannabisit.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se shtetasi J. S. e kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, së bashku më vëllanë e tij, shtetasin A. S., 22 vjeç. Vijon puna puna intensive për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen e 22-vjeçarit, përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅