Kuçovë – Vodhën gjatë natës, një motoçikletë dhe një biçikletë, në 3 banesa në fshatin Drizë, Policia identifikon 4 autorët, të cilët për shkak se janë të moshave 14 dhe 15 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë

Kuçovë

Vodhën gjatë natës, një motoçikletë dhe një biçikletë, në 3 banesa në fshatin Drizë, Policia identifikon 4 autorët, të cilët për shkak se janë të moshave 14 dhe 15 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë.

Menjëherë pas publikimit të një video-je, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqeshin 4 shtetas, të cilët gjatë natës, hynin në banesa për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë organizuan punën për identifikimin dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale, të këtyre shtetasve.

Si rezultat, u identifikuan 4 shtetasit që shfaqeshin në video, të moshave 14 dhe 15 vjeç, dhe ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave.

Të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hyrë në 3 banesa aktualisht të pabanuara, në fshatin Drizë, ku kanë vjedhur 1 motoçikletë dhe 1 biçikletë, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.