DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin J. D., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës duke thyer masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasin K. Zh., 40 vjeç, banues në Finiq. 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se ka djegur disa materiale ndërtimi, në fshatin Cerkovicë, Finiq.
Nga specialistët për Qarkullimin Rrugor në DVP Vlorë u arrestua shtetasi K. T., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor me deme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.