Elbasan
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Property”.
Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të një 28-vjeçari, në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u zhvillua operacioni policor i koduar “Property”.
Në zbatim të ketij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të kësaj Prokurorie, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në emër të shtetasit L. C., 28 vjeç dhe të familjarëve të tij.
Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i 3 pasurive të paluajtshme me vlerë 200 000 euro, të ndodhura në lagjen “5 Maji”, konkretisht: 2 apartamente banimi dhe 1 njësi shërbimi.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi L. C., i cili është dënuar me 3 vjet burgim, në Britaninë e Madhe, për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.