Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin B. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market në rrugën “Ali Demi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin B. P., 37 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin E. K., 47 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit M. F.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin I. L., 37 vjeç, banues në Zall Herr, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. B., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. O., 25 vjeç, banues në Derven, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një krehër me municion luftarak, si dhe dyshohet se ka nxitur një të mitur, për të përdorur lëndë narkotike.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrolin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni;
- E. D., 39 vjeç, E. E., 27 vjeç dhe G. B., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobuz, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 23.11.2023, në Kamëz, ka hipur në mbikalimin e këmbësorëve dhe ka tentuar të hidhet, shtetasi F. S., 56 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
56-vjeçari është ndihmuar nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht po merr asistencë mjekësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.