Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Malësi e Madhe-Dëmtoi me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, vihet në pranga 48-vjeçari.Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi.Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 48 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Mjegulla”.Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin N. H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”.Ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, 27-vjeçari kapet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një automjet. 27-vjeçarit i ishte caktuar nga Gjykata e Sarandës, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Sekuestrohet automjeti.Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, në afërsi të një karburanti, një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e vjedhjes dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në flagrancë duke vjedhur automjetin, shtetasi H. M., 27 vjeç, banues në Ksamil.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, për veprën penale “Vjedhja”.Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Second hand”.Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, procedohen penalisht 7 shtetas.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, finalizuan operacionin policor të koduar “Second hand”.Në kuadër të tij u proceduan penalisht shtetasit G. S., 36 vjeç, F. D., 27 vjeç, M. B., 44 vjeçe, I. B., 37 vjeçe, F. S., 29 vjeç, I. I., 33 vjeç, F. A., 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.Këta shtetas tregtonin në 7 dyqanet e tyre, tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të sendeve me vlerë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 52 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste– 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë, është kapur dhe ndaluar.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 1 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste- 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 2 raste- 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë, është kapur dhe ndaluar.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 2 prej të cilëve me autor/ë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu, janë konstatuar 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim
-nga 1 rast i veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Trafikimi i mjeteve motorike“, “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Dhunimi i banesës”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të kërkuar për 2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike“, janë kapur dhe ndaluar.
3 shtetas të kërkuar përkatësisht për falsifikimin dokumentesh ose për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, janë kapur dhe ndaluar.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.