DVP Berat/U kap me një sasi heroinë që e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen, arrestohet

DVP Berat/Goditje të përditshme kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

U kap në flagrancë me një sasi heroinë që e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike, një shumë parash të përfituara nga shitja e tyre dhe një celular.

✅Ditën e djeshme, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, Policia e Beratit vuri në pranga 2 shpërndarës të tjerë droge.

Nga hetimet intensive dhe kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në Berat.

45-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “22-Tetori”, teksa mbante me vete, një sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza, për shitje në lagje të ndryshme të qytetit. Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me celularin e të arrestuarit dhe me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️