Fier – Plagosi me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon dhe ve në pranga autorin

Fier

Plagosi me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon dhe ve në pranga autorin.

Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit G. V.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.