Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mobitech”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në subjekte të ndryshme ekonomike, kundër paligjshmërive financiare.Në 2 dyqane në qytet, sekuestrohen 217 celularë me vlerë rreth 70 000 euro, që tregtoheshin pa fatura.Arrestohet administratori i dyqaneve.Si rezultat i kontrolleve në biznese në rrethin e Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Mbështetjes Operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobitech”.Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në disa dyqane për shitjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike, në qytetin e Lezhës, ku në dy prej tyre, me administrator shtetasin V. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 217 celularë në total, me vlerë rreth 70 000 euro, të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjininën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre.Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto dyqane, u konstatua që 3 nga punonjësit ishin të pasiguruar.Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Morinë/Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni policor i koduar “Magnum”, për goditjen e një rasti të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri.Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në të, municion luftarak, 7 armë të ftohta, 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues) dhe një automjet tip “Land Rover”.Vihet në pranga 45-vjeçari (shtetas çek), drejtuesi i automjetit ku u gjetën armët.Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policoe, për një rast të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll shtetasin çek M. B., që drejtonte një automjet tip “Land Rover”.Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues).Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DKM Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. B., 45 vjeç, banues në Republikën e Çekisë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Fier-Ndotën ujërat e lumit Gjanica, pasi shkarkuan mbetje të hidrokarbureve, procedohen penalisht 3 punojnësit përgjegjës të 2 kompanive private me aktivitet në këtë fushë.Pas njoftimit për ndotje të lumit Gjanica, nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër, kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për ndotjen.Në përfundim të këtyre veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-K. A., 34 vjeç, me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës, Fier, dhe S. A., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, Patos, në një kompaninë private Sh. A.;-E. B., 61 vjeç, me detyrë drejtor i operacioneve të hidrokarbureve, në një kompani tjetër private, gjithashtu Sh. A.Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë private ku janë punonjës përgjëgjës këta 3 shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ” Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 65 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste– 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 17 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 3 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me autor ende të paidentifikuar. Gjithashtu 1 shtetas i shpallur në kërkim për këtë vepër penale, është kapur dhe ndaluar.
Ka ndodhur 1 aksident rrugor, me 1 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.